Rama ndan lajmin: Shqipëria, zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride

Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama. Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet  sociale, shkruan se ky anëtarësim kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar një qasje […]

qershor 13, 2024 - 20:00
 0  12
Rama ndan lajmin: Shqipëria, zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride

Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama.

Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet  sociale, shkruan se ky anëtarësim kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride.

“Anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.