Humbja e Orbanit e riktheu në fokus Gruevskin! A do të ekstradohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut?

Pas fitores bindëse në zgjedhjet në Hungari, Péter Magyar ka paralajmëruar se qeveria e tij do të nisë menjëherë me hapa konkretë, duke vënë theksin te sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Sipas raportimit të Politika, Magyar deklaroi se Hungaria nuk do të jetë më strehë për politikanë të kërkuar nga drejtësia në vende të […]

Prill 13, 2026 - 16:00
Humbja e Orbanit e riktheu në fokus Gruevskin! A do të ekstradohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut?

Pas fitores bindëse në zgjedhjet në Hungari, Péter Magyar ka paralajmëruar se qeveria e tij do të nisë menjëherë me hapa konkretë, duke vënë theksin te sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Sipas raportimit të Politika, Magyar deklaroi se Hungaria nuk do të jetë më strehë për politikanë të kërkuar nga drejtësia në vende të tjera.
Ai paralajmëroi edhe ekstradimin e ish-zyrtarëve polakë, duke theksuar
se vendi duhet të jetë “partner i drejtësisë, jo strehë prej saj”.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt Nikola Gruevskin, deklarata e tij po interpretohet si sinjal se politika e re mund të prekë edhe rastet ekzistuese të azilit politik. Gruevski prej vitesh ndodhet në

Hungari nën mbrojtjen e qeverisë së Viktor Orbán. Nëse këto masa zbatohen, nuk përjashtohet mundësia që statusi i tij të rishqyrtohet.