“Hungaria model për ne”, Bardhi: Rama ka model Orban, njeriu që cenon median dhe rrit korrupsionin
Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Hungari, ku u takua edhe me liderin e këtij vendi Viktor Orban. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Rama shprehet se Orban është model për të, duke shtuar se kryeministri i Humgarisë akuzohet […]
Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Hungari, ku u takua edhe me liderin e këtij vendi Viktor Orban.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Rama shprehet se Orban është model për të, duke shtuar se kryeministri i Humgarisë akuzohet për kontrollin e medias dhe rritjen e nivelit të korrupsionit.
Ndër të tjera, ai shkruan “duke mbështetur fuqimisht procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ritheksoj se model i Shqipërisë në këtë proces nuk mund të jetë kurrë Hungaria, edhe pse një vend mik. Modele në këtë proces nuk duhet te jenë problemi, por zgjidhja”.
Postimi i plotë:
“Edi Rama ia thotë në sy Orbanit: Hungaria është model për ne”- ky ishte mesazhi kyç që mediat transmetuan dje nga vizita e Kryeministrit Rama në vendin mik.
E vërteta është që modeli i Kryeministrit Orban në Hungari nuk mund të jetë kurrë modeli ynë i rrugëtimit europian. Për grupin më të madh në Parlamentin Europian EPP modeli i Kryeministrit Orban është ai i kontrollit ndaj medias që ka cenuar lirinë e shprehjes dhe që ka sjell perceptimin për rritjen e korrupsionit. Në këtë drejtim, Edi Rama është kampion jo vetëm në Europë, por edhe në Botë. Prandaj edhe Edi Rama duket të jetë shembulli dhe modeli i Kryeministrit Orban dhe jo anasjelltas.
Duke mbështetur fuqimisht procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ritheksoj se model i Shqipërisë në këtë proces nuk mund të jetë kurrë Hungaria, edhe pse një vend mik. Modele në këtë proces nuk duhet te jenë PROBLEMI, por ZGJIDHJA.
Ne në Shqipëri ka kohë që e kemi indentifikuar PROBLEMIN e procesit të integrimit dhe quhet EDI RAMA. ZGJIDHJEN e kanë shqiptarët e ndershëm në dorë: LARGIMI një orë e më pari të problemit (EDI RAMËS)!