Hykmete Bajrami: Oferta e Kurtit nuk ishte kompromis – ishte shantazh

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është përgjigjur ashpër Kryeministrit Albin Kurti pas propozimit të sotëm ndaj kësaj partie për ndarjen e pushtetit, duke e cilësuar atë si manovër politike dhe jo si zgjidhje të sinqertë të krizës. Bajrami shkroi se Kosova ndodhet në krizë prej gjashtë vitesh si pasojë e keqqeverisjes së Kurtit, dhe

Prill 20, 2026 - 19:00
Hykmete Bajrami: Oferta e Kurtit nuk ishte kompromis – ishte shantazh
hykmete-bajrami:-oferta-e-kurtit-nuk-ishte-kompromis-–-ishte-shantazh

hykmete-bajrami:-oferta-e-kurtit-nuk-ishte-kompromis-–-ishte-shantazh

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është përgjigjur ashpër Kryeministrit Albin Kurti pas propozimit të sotëm ndaj kësaj partie për ndarjen e pushtetit, duke e cilësuar atë si manovër politike dhe jo si zgjidhje të sinqertë të krizës.

Bajrami shkroi se Kosova ndodhet në krizë prej gjashtë vitesh si pasojë e keqqeverisjes së Kurtit, dhe se oferta e tij – katër ministri dhe një zëvendëskryeministër për LDK-në – ishte e kushtëzuar me ruajtjen e kontrollit mbi presidencën.

“Kjo nuk është ofertë – është presion. Kjo nuk është zgjidhje – është shantazh i paketuar si zgjidhje”, shkroi Bajrami ndër tjera në Facebook.

Deputetja shtoi se kriza presidenciale është vetëm hallka e fundit e një zinxhiri të gjatë krize: nafta, energjia, inflacioni dhe largimi i të rinjve. Ndërkohë, sipas saj, “qytetarët po jetojnë me fatura më të shtrenjta, me pasiguri dhe me mungesë shprese se në këtë vend do të bëhet mirë.”

Bajrami paralajmëroi se nëse shfaqet “zgjidhje konsensuale” në orët e fundit, modeli është i njëjtë: krijo krizën, pastaj ofro zgjidhjen që të shërben ty.

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1484506399728914?ref=embed_post