Hyn në muajin e tretë greva e punëtoreve teknike të Kuvendit

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se greva e punëtoreve teknike të Kuvendit ka hyrë në muajin e tretë. Përmes një postimi në Facebook ai ka theksuar se vetëm plotësimi i kërkesave i kthen ato në punë. “Sot po hyjmë në muajin e tretë të grevës

Nëntor 12, 2024 - 17:00
 0  6
Hyn në muajin e tretë greva e punëtoreve teknike të Kuvendit
hyn-ne-muajin-e-trete-greva-e-punetoreve-teknike-te-kuvendit

hyn-ne-muajin-e-trete-greva-e-punetoreve-teknike-te-kuvendit

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se greva e punëtoreve teknike të Kuvendit ka hyrë në muajin e tretë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka theksuar se vetëm plotësimi i kërkesave i kthen ato në punë.

“Sot po hyjmë në muajin e tretë të grevës në Kuvendin e Kosovës , greva me e gjatë që e njeh historia , të dy palët nuk po lëvizin , grevistët jo se jo , vetem plotësimi i kërkesës ato i kthen në punë. Një gjest për t’u respektuar është nga Saranda Bogujevci , nenkryetare e Kuvendit e cila nuk i la të merdhihen në këto temperatura të ftohta por i akomodoi grevistet në ambientin e brendshëm të Kuvendit .Faleminderit Sarandë , për tjerat shoëim dhe vazhdojmë “, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.

Punëtoret teknike të Kuvendit  të Kosovës kanë hyrë në grevë me kërkesën për rritje pagash