Emrin “Guxo” e u desht me u shkri te Albin Kurti, bani hajgare me juve, Peci sqaron pse garojnë me LVV-në
Ministri i Bujqësisë Faton Peci është pyetur se pse Guxo nuk garon me logo në koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Peci ka thënë se kryesia e VV-së ka pasur vullnet që të ketë koalicion VV-GUXO-Alternativa. Por ai tha se një formulim në KQZ thotë se “koalicionet që nuk mund të cerfitikohe më pas nuk mund të
Ministri i Bujqësisë Faton Peci është pyetur se pse Guxo nuk garon me logo në koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.
Peci ka thënë se kryesia e VV-së ka pasur vullnet që të ketë koalicion VV-GUXO-Alternativa.
Por ai tha se një formulim në KQZ thotë se “koalicionet që nuk mund të cerfitikohe më pas nuk mund të garantojnë individualisht”.
“Ne kemi pasur dakoordim për me u fut në koalicion me logo, Vetëvendosje në një prej ditëve ka mbajtur një mbledhje kryesisë në ora 7 mëngjesit, shumica dërmuese e kryesisë së VV kanë votuar për koalicion VV-GUXO-Alternativa. Kur e kemi marrë formularin prej KQZ, mes tjerash aty ka pasur një formulim, që koalicionet që nuk plotësojnë kriteret formal-juridike për të aplikuar si koalicion, e humbin mundësinë që të jenë në garë individualisht si parti politike”.
“Statuti i VV-së në një prej pikave shkruan që koalicionet parazgjedhore në VV-së i referohen referendumeve një anëtar një votë. Ne jemi gjetur para një akte ku 2-3 ditë përpara është dashur të votojnë 60 mijë anëtarë, një anëtar një votë”, ka thënë Peci.