Hyseni takon ministrin e Jashtëm të Maltës, Ian Borg
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka takuar sot ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg. I pari i Gjilanit, theksoi se kanë biseduar për punën dhe përkushtimin e tyre në temat e veprimit të OSBE-së në Kosovë. “Kënaqësi të takoi ministrin për Punë […]
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka takuar sot ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg.
I pari i Gjilanit, theksoi se kanë biseduar për punën dhe përkushtimin e tyre në temat e veprimit të OSBE-së në Kosovë.
“Kënaqësi të takoi ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg.Ky takim u realizua për vlerësimin e punës së mirë që kemi realizuar në regjionin e lindje”, tha Hyseni.
Më tej Hyseni shtoi se si kryetar i komunave të regjionit të Lindjes në kuadër të AZHR-së, u zotua që regjioni do të vazhdojë punën e njëjtë me përkushtim të lartë.