Dështimi për KiE, Grenell: Kurti po e pengon Kosovën, miqtë e mi kosovarë meritojnë më mirë
Ish-emisari i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova ka dështuar të anëtarësohet sot në Këshill të Evropës si rezultat i mos përmbushjes së kushtit për themelimin e Asociacionit, shkruan Gazeta Express. Grenell ka thënë se Kurti po e pengon Kosovën dhe sipas diplomatit amerikan kosovarët meritojnë më mirë. “Kurti […]
Ish-emisari i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova ka dështuar të anëtarësohet sot në Këshill të Evropës si rezultat i mos përmbushjes së kushtit për themelimin e Asociacionit, shkruan Gazeta Express.
Grenell ka thënë se Kurti po e pengon Kosovën dhe sipas diplomatit amerikan kosovarët meritojnë më mirë.
“Kurti po e pengon Kosovën. Është e trishtueshme. Miqtë e mi në Kosovë meritojnë më mirë. Aq shumë përparim mund të bëhet për normalizimin e marrëdhënieve nëse marrëveshjet thjesht do të zbatoheshin”, ka shkruar Grenell.
Ai ka shtuar se Kosova pasi Kurti ka marrë pushtetin, është më afër marrjes së dënimeve nga ndërkombëtarët sesa afër përkrahjes.
Kurti is holding Kosovo back.
It’s sad. My friends in Kosovo deserve better.
So much progress could be made to normalize relations if agreements would simply be implemented.
Kosovo has gone from near international support to near international condemnation since Kurti took… https://t.co/80u8feIGDc
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 17, 2024