“Moment historik!” Krah bashkëshortes, Rama ndan momente nga mbërritja në Paris 

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë momente nga mbërritja në Paris, ku do të jetë për një vizitë dyditore me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.  Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është një tjetër moment historik në politikën e jashtme.  “Paris – Për një tjetër moment historik në politikën tonë të […]

Prill 11, 2024 - 19:00
 0  19
“Moment historik!” Krah bashkëshortes, Rama ndan momente nga mbërritja në Paris 

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë momente nga mbërritja në Paris, ku do të jetë për një vizitë dyditore me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron. 

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është një tjetër moment historik në politikën e jashtme. 

“Paris – Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën”,-shkruan Rama.