I arratisur nga burgu, arrestohet nga policia dhe kthehet në Idrizovë
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se ka privuar nga liria 61 vjeçarin B.M. nga fshati Reçan i Gostivarit i cili menjëherë është dërguar në burgun e Idrizovës, për vuajtje të dënimit të mbetur. “Më 31.03.2025, në ora 03:10, zyrtarët policorë nga SP Gostivar, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar personin B.M. (61) nga […]

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se ka privuar nga liria 61 vjeçarin B.M. nga fshati Reçan i Gostivarit i cili menjëherë është dërguar në burgun e Idrizovës, për vuajtje të dënimit të mbetur.
“Më 31.03.2025, në ora 03:10, zyrtarët policorë nga SP Gostivar, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar personin B.M. (61) nga fshati Reçan i Gostivarit, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga INKP Idrizovë. B.M. u dënua me nëntë vjet e 11 muaj dhe i kishin mbetur edhe tre vjet, pesë muaj e 14 ditë për të kryer dënimin, në lidhje me veprat e kryera penale të dënueshme nga neni 215 dhe 247 i Kodit Penal. Ai u dërgua në INKP Idrizovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burg”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk