Ibrahimi nga Uashingtoni: SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm i yni

Kryetari i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi ka shkruar se SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm i yni edhe në planin shtetëror, por edhe në atë kombëtar. “Sot, kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dha betimin presidenti i 47-të, Donald Trump, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe zëvendëskryeministrin […]

Jan 21, 2025 - 04:00
 0  4
Ibrahimi nga Uashingtoni: SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm i yni

Kryetari i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi ka shkruar se SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm i yni edhe në planin shtetëror, por edhe në atë kombëtar.

“Sot, kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dha betimin presidenti i 47-të, Donald Trump, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, nga Washington D.C. ia urojmë marrjen e detyrës dhe i dëshirojmë suksese në sfidat që e presin.
SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm i yni edhe në planin shtetëror, por edhe në atë kombëtar”, ka shkruar Ibrahimi.