Mexhiti nga Uashingtoni: E pluribus unum!
SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm i yni edhe në planin shtetëror, por edhe në atë kombëtar. “Përshëndetje nga Uashingtoni, ku bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe delegacionin e Qeverisë jemi pjesëmarrës në inaugurimin Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Me […]
SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm i yni edhe në planin shtetëror, por edhe në atë kombëtar.
“Përshëndetje nga Uashingtoni, ku bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe delegacionin e Qeverisë jemi pjesëmarrës në inaugurimin Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Me Administratën Trump do të punojmë ngushtë për një Maqedoni të Veriut euroatlantike, pa korrupsion e të zhvilluar ekonomikisht.
ShBA-ja është aleat e partner i Maqedonisë së Veriut dhe ne do të vazhdojmë ta thellojmë bashkëpunimin dhe kultivimin e marrëdhënieve bilaterale si proces i domosdoshëm dhe thelbësor.”, është shprehur Mexhiti.
Ai gjithashtu në fillim të deklaratës ka përdorur frazën:E Pluribus unum!
“E pluribus unum” është një frazë në gjuhën latine që do të thotë “Nga shumë, një”.
Kjo frazë ka origjinën nga tradita e lashtë dhe u përdor për herë të parë si një moto për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1782. Ajo simbolizon unitetin e shumë shteteve që formojnë një komb të vetëm dhe gjithashtu diversitetin e popullsisë së vendit që bashkohet në një komb të unifikuar.
Motoja shfaqet ende sot në monedhat amerikane dhe në vula të ndryshme zyrtare të SHBA-së.