Imri Ahmeti falënderon mërgatën: Më keni mbushur me energji, Lipjani ec përpara!
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për edhe një mandat, Imri Ahmeti ka shprehur mirënjohje ndaj mërgatës për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit. Në një postim në rrjete sociale, Ahmeti ka shkruar se mërgata gjithmonë ka qenë shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e vendit, duke e quajtur atë “mbështetje të fuqishme dhe […]


Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për edhe një mandat, Imri Ahmeti ka shprehur mirënjohje ndaj mërgatës për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit.
Në një postim në rrjete sociale, Ahmeti ka shkruar se mërgata gjithmonë ka qenë shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e vendit, duke e quajtur atë “mbështetje të fuqishme dhe të pazëvendësueshme”.
“Faleminderit mërgata jonë, më keni mbush me energji. Mërgata çdo herë ka qenë mbështetje e fuqishme për vendin. Ju jemi mirënjohës! Lipjani ec përpara! ”, ka shkruar Ahmeti.
