Imri Ahmetit i organizohet pritje madhështore në Dobrajë të Madhe: U dëshmua besimi i palëkundur për vizionin tonë

Kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur takime në fshatin Dobrajë e Madhe në kuadër të fushatës për zgjdhjet lokale, duke e cilësuar atmosferën si të jashtëzakonshme. “Ky takim madhështor dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur që qytetarët kanë ndaj vizionit tonë. Dobraja tashmë gëzon infrastrukturë të nevojshme, rrugë moderne, stadium futbolli, dhe shumë […]

shtator 20, 2025 - 22:00
 0
Imri Ahmetit i organizohet pritje madhështore në Dobrajë të Madhe: U dëshmua besimi i palëkundur për vizionin tonë

Kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur takime në fshatin Dobrajë e Madhe në kuadër të fushatës për zgjdhjet lokale, duke e cilësuar atmosferën si të jashtëzakonshme.

“Ky takim madhështor dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur që qytetarët kanë ndaj vizionit tonë. Dobraja tashmë gëzon infrastrukturë të nevojshme, rrugë moderne, stadium futbolli, dhe shumë shpejt do të ndërtohet edhe çerdhja”, ka shkruar ai.

“Kjo mbështetje e fuqishme nuk është rastësi. Ajo është rezultat i modelit tonë qeverisës, të qartë dhe të dëshmuar për qytetarët. Prandaj, Dobraja e Madhe mbetet bastioni ynë i pathyeshëm.”, ka shtuar tutje ai.

Postimi i plotë: