Incident në oborrin e një qytetari në Klinë, IPK heton përfshirjen e tre policëve
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit në Klinë. Në komunikatë thuhet se hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime pasi incidenti ku dyshohet se janë përfshirë tre policë raportohet të ketë ndodhur më 28 qershor të këtij viti në rrugën “Ismail Qemajli” në


Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit në Klinë.
Në komunikatë thuhet se hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime pasi incidenti ku dyshohet se janë përfshirë tre policë raportohet të ketë ndodhur më 28 qershor të këtij viti në rrugën “Ismail Qemajli” në qytetin e Klinës, përkatësisht në oborrin e shtëpisë së një qytetari.
“Bazuar nga të gjeturat e hetimit fillestar ekziston dyshimi se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari përderisa në deklaratat e tyre dhe në raportet zyrtare është prezantuar një version që rezulton të jetë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike”.
“Në bazë të kompetencave të përcaktuara me Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin ndaj tre zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’”, thuhet në njoftim.
