Inspektorët e Qytetit të Shkupit gjobitën një kompani, digjte mbeturina që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

Gjatë javës së kaluar, inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit dhe inspektorët komunalë kanë shqiptuar gjoba ndaj më shumë se 30 autorëve. Inspektorët e i mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit, pas denoncimit të qytetarëve, ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm në objektin afarist të personit juridik GUDISIMO DOOEL në Gazi Babë, ku është […]

Nëntor 15, 2024 - 18:00
 0  3
Inspektorët e Qytetit të Shkupit gjobitën një kompani, digjte mbeturina që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve
Djegie e deponisë. Foto: Qyteti i Shkupit

Gjatë javës së kaluar, inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit dhe inspektorët komunalë kanë shqiptuar gjoba ndaj më shumë se 30 autorëve. Inspektorët e i mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit, pas denoncimit të qytetarëve, ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm në objektin afarist të personit juridik GUDISIMO DOOEL në Gazi Babë, ku është konstatuar se po digjen mbeturina, të cilat rrezikojnë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të kontrollit të jashtëzakonshëm në terren, shërbimet inspektuese të Qytetit të Shkupit gjatë mbikëqyrjes së personit juridik GUDISIMO DOOEL konstatuan se në kundërshtim me rregullat për menaxhimin e mbeturinave, ka djegur mbetje plastike dhe të tjera inorganike, për të cilat është dënuar me dy masa penale.

Qyteti i Shkupit paralajmëroi se do të dënohen të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin, ndotin mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

“Qyteti i Shkupit këtë vit ka ngritur disa kallëzime penale për hedhjen dhe djegien e mbeturinave të rrezikshme dhe rrezikimin e mjedisit jetësor, për përgjegjësi penale kundër kryerësve që janë zënë duke hedhur mbeturina të rrezikshme, pllaka asbesti dhe mbeturinat tjera ndërtimore, duke përfshirë mbetjet e rrezikshme kancerogjene në brez të gjelbër, gjë që shkaktohet dëmtim i qytetit, rrezikim i jetës dhe shëndetit të banorëve të Shkupit”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Nga qytet ankohen se në territorin e Shkupit, përveç Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, janë edhe gjithsej 14 institucione tjera që kanë kompetencë dhe obligim të veprojnë në rast të ndotjes së mjedisit dhe rrezikimit të shëndetit të qytetarëve, por se deri më tani ka reaguar vetëm qyteti i Shkupit, ndërsa të tjerët nuk po veprojnë, edhe pse e kanë obligim ligjor ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Qeveria dhe Ministria e Mjedisit që t’i qasen seriozisht këtij problemi, t’i përgjigjen njoftimeve të qytetit të Shkupit për kontroll sa më të shpejtë të deponimit të paligjshëm të mbeturinave në të gjithë qytetin, i cili dënohet sipas kodit penal të Republika e Maqedonisë, por edhe të angazhohen në të njëjtën kohë institucionet tjera kompetente që të fillojnë të veprojnë për zbulimin dhe sanksionimin e autorëve”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Kujtojmë se muajin e kaluar, Qyteti i Shkupit informoi se do të kallëzojë penalisht dy persona për krijimin dhe djegien e një deponie. Inspektorët e mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit kishin gjetur dhe evidentuar persona në procesin e hedhjes së sasive të mëdha të mbeturinave, krijimin e deponisë së egër në pronë private dhe djegien e tyre në territorin e komunës së Butelit, ku u gjet një sasi e madhe mbeturinash prej metali, plastike dhe ndërtimi.