Mexhiti: Me Zyrën e Kombeve të Bashkuara realizojmë shumë projekte për përmirësimin e mjedisit
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në takimin e nivelit të lartë për përgatitjen e Kornizës së re të bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm për periudhën 2026-2030, ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka prezantuar prioritetet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinpr, projekte këto që siç thekson Mexhiti janë jetike […]
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në takimin e nivelit të lartë për përgatitjen e Kornizës së re të bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm për periudhën 2026-2030, ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka prezantuar prioritetet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinpr, projekte këto që siç thekson Mexhiti janë jetike për përmirësimin e mjedisit, aspektit ekonomik dhe atij social.
“Ne duhet t’i lëmë brezave të ardhshëm një zgjedhje të mundësive më të mira, si dhe një zhvillim të qëndrueshëm të balancuar socio-ekonomik, i cili duhet të mundësojë një fushë më të gjerë të veprimtarisë njerëzore, duke respektuar ende kufijtë e natyrës dhe mjedisit dhe duke mos pasur efekte negative në shëndetin e qytetarëve. Me dokumentet e miratuara në nivel shtetëroë dhe miratimin tonë të Axhendës së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor, vendi ynë ka njohur potencialin e rritjes dhe zhvillimit të gjelbër. Duke ditur ndikimin e ndryshimeve klimatike, politikat e Qeverisë duhet të orientohen drejt politikave më të qëndrueshme, të përcaktuara dhe të projektuara në strategjitë kombëtare”, tha Mexhiti.