Memedi: Kemi vdekshmëri 2 herë më të ulët në krahasim me 5 vitet e fundit, ka fushatë kundër meje dhe Klinikës

Drejtori i Klinikës së Fëmijëve Rexhep Memedi ka demantuar informacionet në media lidhur me vdekshmërinë e rritur të pacientëve në periudhën e fundit 4 mujore. Ai këto i quan si fushatë asimetrike kundër Klinikës së Fëmijëve dhe drejtorit nga individë të caktuar për interesa personale. Ai thekson se të dhënat tregojnë se tani ka pasur […] The post Memedi: Kemi vdekshmëri 2 herë më të ulët në krahasim me 5 vitet e fundit, ka fushatë kundër meje dhe Klinikës appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 15, 2024 - 20:00
 0  3
Memedi: Kemi vdekshmëri 2 herë më të ulët në krahasim me 5 vitet e fundit, ka fushatë kundër meje dhe Klinikës

Drejtori i Klinikës së Fëmijëve Rexhep Memedi ka demantuar informacionet në media lidhur me vdekshmërinë e rritur të pacientëve në periudhën e fundit 4 mujore. Ai këto i quan si fushatë asimetrike kundër Klinikës së Fëmijëve dhe drejtorit nga individë të caktuar për interesa personale. Ai thekson se të dhënat tregojnë se tani ka pasur vdekshmëri 2 herë më të ulët në krahasim me 5 vitet e fundit.

“Nga tabela e treguar me të dhënat e sistemit informativ të klinikës së fëmijëve vihet re qartë se tani kemi një vdeshkmëri gati 2 herë më të ulët krahasuar me 5 vite më pare ose vdekshmëri 3 herë më të ulët krahasuar me 9 apo 10 vite më pare ku kishte mesatarisht 9 vdekje në muaj pra mesatarisht çdo 3 ditë nga një vdekje në një kohë kur me këtë institucion drejtonin individë tjerë dhe kishte një qeveri tjetër në vend.”, ka deklaruar drejtori Rexhep Memedi, shkruan SHENJA.

Memedi më tej foli për problemet teknike me të cilat ballafaqohet klinika, si çështja e kuzhinës së vjetër, ashensorëve të amortizuar dhe çështja e hidroforëve që janë jashtë funksionimit , për të cilat thotë se paraqesin rrezikshmëri të lartë.

The post Memedi: Kemi vdekshmëri 2 herë më të ulët në krahasim me 5 vitet e fundit, ka fushatë kundër meje dhe Klinikës appeared first on InfoShqip.com.