Interi – Diego Simeone, lajmi i fundit nga Italia

Interi po shqyrton mundësinë e emërimit të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm, sipas raportimeve të Foot Mercato. Sipas burimit nga mediumi në fjalë, klubi italian është i gatshëm të zëvendësojë trajnerin aktual Cristian Chivu, në rast se arrin të bindë objektivin e tyre kryesor, Diego Simeone. Trajneri i Atletico Madrid mbetet prioriteti […]

Prill 16, 2026 - 14:30
Interi – Diego Simeone, lajmi i fundit nga Italia

Interi po shqyrton mundësinë e emërimit të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm, sipas raportimeve të Foot Mercato.

Sipas burimit nga mediumi në fjalë, klubi italian është i gatshëm të zëvendësojë trajnerin aktual Cristian Chivu, në rast se arrin të bindë objektivin e tyre kryesor, Diego Simeone.

Trajneri i Atletico Madrid mbetet prioriteti absolut për drejtuesit zikaltër.

Kontrata e Simeones me klubin spanjoll është e vlefshme deri më 30 qershor 2027, çka e bën një marrëveshje të mundshme mjaft të ndërlikuar. Megjithatë, raportohet se disa anëtarë të menaxhmentit të Interit kanë zhvilluar tashmë kontakte fillestare për të testuar gatishmërinë e tij për një rikthim në Milano.

Në të njëjtën kohë, Interi nuk e përjashton mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Chivun, duke qenë i hapur për rinovimin e kontratës së tij.

Kujtojmë se Simeone ka një të kaluar me Interin, ku ka luajtur nga viti 1997 deri në vitin 1999, duke fituar Kupën UEFA gjatë qëndrimit të tij në klub.

Nga ana sportive, Chivu ka bërë një sezon debutues shumë pozitiv në “San Siro”, me Interin që kryeson Serie A me nëntë pikë diferencë dhe është shumë pranë finales së Kupës së Italisë.

Ndërkohë, Simeone po vazhdon sukseset me Atleticon, duke e çuar skuadrën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Arsenal. /Telegrafi/