Ish-luftëtari i UÇK-së: Shumica e të drejtave janë arritur, por nuk po realizohen nga pala maqedone

Intervistë me ish luftëtarin e UÇK-së, z.Shabi Matnjani, mërgimtarë që jeton dhe vepron në Zvicër  Intervistoi: Dashnim HEBIBI Shumica e të drejtave janë arritur, por nuk po realizohen nga pala The post Ish-luftëtari i UÇK-së: Shumica e të drejtave janë arritur, por nuk po realizohen nga pala maqedone appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 3, 2024 - 03:00
 0  5
Ish-luftëtari i UÇK-së: Shumica e të drejtave janë arritur, por nuk po realizohen nga pala maqedone

Intervistë me ish luftëtarin e UÇK-së, z.Shabi Matnjani, mërgimtarë që jeton dhe vepron në Zvicër

 Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Shumica e të drejtave janë arritur, por nuk po realizohen nga pala maqedone. Unë e mbaj mend kur kishim takimin e fundit me komandatin tonë, z. Ali Ahmetin, pas çarmatimit ishte tema se çka më tutje. Ai na tha se po i japim shansë paqes se ne e duam paqen e nëse ata e shkelin marrëveshjen e Ohrit, ne pozicionet ende kemi“, na tha, ndër të tjera, Shabi Matnjani.

Matnjani, ju falenderoj për kohën që po ndani për të bashkëbiseduar. Jetoni në Zvicër. Si e shihno situatën politike nga jashtë atdheut, vendlindjen tënde, pra Maqedoninë e Veriut?

Ju falenderoj për mundësinë që më keni dhënë për këtë intervistë! Ne, si diasporë, e shohim më ndryshe. Jjemi, ndoshta, më realë, sepse nuk jemi në përditshmëri andej. Nuk është edhe e mirë, ashtu siç e meritojmë.

Komenti juaj për një deklaratë të Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti për gjuhën shqipe në Maqedoni!

E kam dëgjuar dhe jemi të tronditur. Kam pritur të thotë, së paku, se gjuha shqipe është e cunguar e duhet avancuar më shumë në të gjitha institucionet e shtetit, siç është gjuha serbe në Kosovë, e jo të thotë nuk ka ligj për gjuhën shqipe. Realiteti është ndryshe dhe çka po bëhet tash nuk i bie në rrugë e as shejtani.

A është e dëmshme ajo deklaratë?

Shumë e dëmshme se na demoralizon neve si ushtarë e i forcon kundërshtarët e gjuhës shqipe, duke ua mundësuar të thonë se ata nuk e lejojnë gjuhën shqipe të jetë zyrtare edhe pse luftuam për gjuhën dhe jemi me popullsi mbi 30 %.

Keni qenë pjesë e luftës në Maqedoni si çlirimtar. Janë arritur të drejtat tona?

Shumica e të drejtave janë arritur, por nuk po realizohen nga pala maqedone. Unë e mbaj mend kur kishim takimin e fundit me komandatin tonë, z. Ali Ahmetin pas çarmatimit. Ishte tema se çka më tutje. Ai na tha se ‘po i japim shansë paqes se ne e duam paqen, e nëse ata e shkelin marrëveshjen e Ohrit, ne pozicionet ende kemi’. E mendoj, se ka ardhur koha të mblidhemi ushtarët e oficerët e UÇK-së e të diskutojmë e mos të lejojmë dikush që nuk ka gjuhë e identitet, që t`na mohojë gjuhën e nënës. Gjuha shqipe është mbi të gjitha.

E shihni jo të arsyeshme të përzihet Kosova në politikbërjen në Maqedoninë e Veriut?

Duhet dhe t`ju tregojë fqinjve të vet se si Kosova i trajton pakicat, jo ti inspirojë që të shkilen pakicat.

Çka, sipas jush, do të duhej të bënte politika aktuale?

Të bashkohen si asnjëherë më parë. Ti lënë këto pak kulltuqe të kalbura e ti vihen në ballë këtij regjimi që do të mohoj çdo gjë çka është shqiptare.

E shihni përçarjen e madhe të faktorit politik atje?

Është e dhimbshme. Kjo shkon në favor të tjetër kujt.

Nga këndi i mërgimtarit, mendoni se shqiptarët me këtë qeveri janë me më pak të drejta?

Jam për ata që punojnë për të mirën e kombit me vepra, jo me llafe.

Si e shihni të ardhmen e Maqedonisë së Veriut?

Nëse vazhdon me këtë avaz që ti mohojë shqiptarët si popull shtet formues, atëherë federalizimi është zgjidhje.

Më kujtohet një intervistë e juaja dhënë mediumeve të huaja sa ishit edhe me uniformën e çlirimtarit. Për çka bëhet fjalë?

Eh, me kthyet në 2001, por me temat e njëjta, ja, prapë pas 24 viteve po diskutojmë për të drejta e për gjuhën shqipe e ne për ato të drejta e për atë gjuhë i kapëm armët. Uroj që të vetëdijesohen këta që duan t`na mohojnë gjuhën, por ata që kanë sakrifikuar gjithçka për kombin, janë po ata, nuk ndryshojnë. Nuk pranohet shkelja e gjuhës, e të drejtave tona.

Cila është zgjidhja më e mirë në Maqedoninë e Veriut?

Të ndryshohet Kushtetuta e të respektohen të drejtat e popujve në Maqedoninë e Veriut, që sa më shpejt të hyjmë në Bashkimin Evropian.

Kush do të marrë, sipas jush, përgjegjësinë për këtë situatë të krijuar?

Ata që sot po bëhen vazalë të Mickovskit për pak pushtet.

Diaspora ka mbetur e harruar nga qeveria. Ndërsa Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri po e bashkon diasporën tonë, pra po e bënë punën e tij shkëlqyeshëm. Komenti juaj?

Po, ai është çlirimtar, e çlirimtari nuk e tradhëton popullin e vet. Ai është në shërbim të popullit të vet deri në frymën e fundit.

Ju faleminderit dhe ju urojmë gjitha të mirat!

Faleminderit për shumë herë. Kam nderin ti uroj të gjithë shqiptarëve Festën e Flamurit! Na kanë mbetur edhe pak ditë deri te 28 Nëntori Festa e Flamurit. Gëzuar e të bashkohemi për të mirë!

helveticALforum.ch

The post Ish-luftëtari i UÇK-së: Shumica e të drejtave janë arritur, por nuk po realizohen nga pala maqedone appeared first on Flaka, në çdo lajm... .