Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në kufi: “Më konsiderojnë armik nga shërbime sekrete sllave
Një incident i rëndë është raportuar nga ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi, i cili pretendon se është ndaluar për rreth 40 minuta nga policia në kufirin e Maqedonisë së Veriut The post Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në kufi: “Më konsiderojnë armik nga shërbime sekrete sllave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një incident i rëndë është raportuar nga ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi, i cili pretendon se është ndaluar për rreth 40 minuta nga policia në kufirin e Maqedonisë së Veriut gjatë një vizite në burgun e Idrizovës, njofton Flaka
Sipas Krasniqit, gjatë ndalimit atij i është komunikuar një informacion shqetësues:
“Polici dhe shefi i ndërrimit – që ishin shqiptarë – më thanë se për dy shërbime sekrete të inteligjencës sllave konsiderohem njeri shumë armiqësor.”
Ai shton se është paralajmëruar të tregojë kujdes të shtuar:
“Më thanë se nëse has në polici të nacionalitetit maqedon, mund edhe të arrestohem.”
Megjithatë, Krasniqi ka falënderuar policët shqiptarë për sjelljen e tyre:
“Policët shqiptarë të shtetit maqedon i falënderoj për korrektësinë profesionale dhe patriotike.”
Në reagimin e tij publik, ai e përshkruan situatën si një presion të vazhdueshëm ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së:
“Po na mbyllen rrugët edhe për vizita të domosdoshme dhe për të vizituar shokët tanë të rënë.”
Ai paralajmëron se raste të tilla krijojnë pasiguri, sidomos kur udhëtohet me familje:
“Janë raste që krijojnë trauma – sidomos kur je me familje.”
Në fund, Krasniqi jep një mesazh të fortë për pozitën e ish-luftëtarëve shqiptarë:
“Po mbetemi armiqësor edhe për sllavët edhe për ‘shqiptarët’. Të privuar nga çdo e drejtë.”
Ai thekson se e ka bërë publik rastin vetëm pas insistimit të bashkëluftëtarëve, duke e konsideruar si paralajmërim për kujdes të shtuar. Gazeta Flaka
The post Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në kufi: “Më konsiderojnë armik nga shërbime sekrete sllave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .