Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani emërohet Drejtor i Kullosave si kuadër i VLEN

Bashkim Hasani, kuadër i VLEN-it, është emëruar drejtor në Drejtorinë e Kullosave, transmeton TV21. Se ka marrë post shtetëror, e ka konfirmuar edhe vetë Hasani në Facebook ku ka falenderuar liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti për besimin e dhënë. “Një detyrë e re për t’ju shërbyer qytetarëve të vendit ! Faleminderit për besimin kryetar Izet […]

shtator 16, 2024 - 23:00
 0  5
Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani emërohet Drejtor i Kullosave si kuadër i VLEN

Bashkim Hasani, kuadër i VLEN-it, është emëruar drejtor në Drejtorinë e Kullosave, transmeton TV21.

Se ka marrë post shtetëror, e ka konfirmuar edhe vetë Hasani në Facebook ku ka falenderuar liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti për besimin e dhënë.

“Një detyrë e re për t’ju shërbyer qytetarëve të vendit !

Faleminderit për besimin kryetar Izet Mexhiti????
Faleminderit për përkrahjen strukturave të VLEN????“, ka shkruar Hasani.

Mësohet se Hasani është emëruar drejtor në Kullosat, ndërkaq ai paraprakisht ka udhëhequr edhe me funksione të tjera shtetërore, si kuadër i BDI-së atë të zëvendësministrit të Mbrojtjes.