ISHP: Një person ka vdekur nga SIDA në muajin mars, ndërsa janë regjistruar tre raste me HIV

Gjatë muajit mars u raportuan tre raste të konfirmuara me HIV dhe një rast me SIDA, të gjithë meshkuj, të grupmoshës 20-39 vjeç. Është regjistruar një vdekje nga SIDA. Sipas evidencave ekzistuese të rasteve të raportuara, deri më 31 mars, numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për […]

Prill 23, 2025 - 14:00
 0  4
ISHP: Një person ka vdekur nga SIDA në muajin mars, ndërsa janë regjistruar tre raste me HIV
HIV/AIDS. Foto nga Bermix Studio/Unsplash

Gjatë muajit mars u raportuan tre raste të konfirmuara me HIV dhe një rast me SIDA, të gjithë meshkuj, të grupmoshës 20-39 vjeç. Është regjistruar një vdekje nga SIDA. Sipas evidencave ekzistuese të rasteve të raportuara, deri më 31 mars, numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 1987-2023, është 698, prej të cilëve 132 persona kanë vdekur, dhe 562 persona jetojnë me HIV/AIDS (4 persona me rezultat të panjohur), transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP), janë regjistruar 4 raste me hepatit B viral, të cilët për shkak të moshës nuk i nënshtrohen imunizimit sipas Kalendarit të detyrueshëm të imunizimit në Republikën e Maqedonisë dhe nuk janë vaksinuar kundër këtyre sëmundjeve.

“Janë raportuar edhe tre raste të infeksioneve pneumokokale, dy prej tyre janë të rritur (i përkasin grupmoshës 50-65 vjeç), dhe një person është fëmijë i moshës 8 vjeç. Të tre rastet janë të diagnostikuar me meningjit pneumokokal. Asnjë nga pacientët nuk është vaksinuar me vaksinë kundër infeksionit pneumokok” shkruan nw Raportin e ISHP-sw.

Në grupin e infeksioneve seksualisht dhe të transmetueshme nga gjaku (përjashtuar HIV/AIDS) janë regjistruar 11 persona të infektuar – janë raportuar 4 raste me hepatit viral B, tre raste me sifilis, dy raste me infeksion klamidia dhe nga një rast me hepatit C dhe gonorre.

“Gjatë muajit mars, sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar ishte lija e dhenve me gjithsej 309 raste të raportuara. Ato përbënin 50,8 për qind të numrit të përgjithshëm të pacientëve në muaj dhe 52 për qind të grupit të dhjetë sëmundjeve infektive më të shpeshta për këtë muaj”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Kujtojmë se, numri i pacientëve HIV pozitiv në Maqedoninë e Veriut është në rritje e sipër, derisa buxheti për ilaçe dhe parandalim po zvogëlohet. Për këtë arsye, Andrej Senih nga shoqata “Së bashku më të fortë”, muaj më parë, në emër të 13 organizatave të shoqërisë civile dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e Platformës së organizatave të shoqërisë civile që zbatojnë shërbime për parandalimin e HIV-it, u ka dërguar letër kryeministrit Hristijan Mickoski si dhe ministrit të Shëndetësisë Arben Tarvari, në të cilën reagoi për zvogëlimin e buxhetit për 10 milionë denarë në krahasim me buxhetin e vitit të kaluar për këtë qëllim.