Iu refuzua dy herë kërkesa për vizitë te babai i sëmurë, vëllai i Thaçit: Babai po kërkon ta shohë
Një tjetër JO e ka marrë ish-presidenti Hashim Thaçi në kërkesën për t’u kthyer në Kosovë e të vizitojë babanë e tij të sëmurë. Familja e tij, refuzimin e radhës nuk e ka pritur mirë, derisa përmendin se gjendja e Haxhi Thaçit ka shkuar duke u përkeqësuar. Idriz Thaçi, vëlla i ish-drejtorit politik të Ushtrisë
Një tjetër JO e ka marrë ish-presidenti Hashim Thaçi në kërkesën për t’u kthyer në Kosovë e të vizitojë babanë e tij të sëmurë. Familja e tij, refuzimin e radhës nuk e ka pritur mirë, derisa përmendin se gjendja e Haxhi Thaçit ka shkuar duke u përkeqësuar.
Idriz Thaçi, vëlla i ish-drejtorit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, kritikon Specialen për vendimin, të cilin e konsideron jonjerëzor e politik.
“Babës i është përkeqësuar sërish gjendja shëndetësore dhe ai vazhdimisht po kërkon të flas me Hashimin, ta shoh atë. Kjo është hera e tretë që po hospitalizohet brenda një periudhe të shkurtër dhe gjendja e tij çdoherë e më shumë po përkeqësohet.
Përballë kësaj gjendjeje, refuzimi i vizitës së vëllait tonë nga ana e Dhomave të Specializuara është johuman, i padrejtë dhe shkelje e të drejtave të tij. Nuk ka procedurë apo rregullore që nuk ia mundëson vizitën, prandaj ky refuzim është vetëm politik”, ka thënë Thaçi për Dukagjinin.
Gjykata Speciale, njoftoi një ditë më parë, se sërish ka refuzuar kërkesën, e dytë që Hashim Thaçi, ka bërë përmes avokatëve, për të qëndruar në Kosovë, duke thënë se ka alternativa të tjera që ai të jetë në kontakt me babanë e tij.
“Trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën e z.Thaci për këtë vizitë sepse situata e babit të z.Thaçi nuk ka ndryshuar dhe për këtë arsye nuk janë krijuar kushte për të lejuar vizitën në mbikëqyrje”, ka thënë zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle.