Izraeli bombardon qendrën kërkimore në kryeqytetin sirian
Ushtria izraelite ka bombarduar qendrën kryesore kërkimore në kryeqytetin sirian, Damask, kanë thënë dy burime rajonale të sigurisë për agjencinë e lajmeve Reuters. Qendra ka kohë që dyshohet se është përdorur nga Irani për të zhvilluar raketa me rreze të gjatë veprimi. Izraeli gjithashtu shënjestroi selinë doganore dhe inteligjencën ushtarake në një kompleks sigurie në
Ushtria izraelite ka bombarduar qendrën kryesore kërkimore në kryeqytetin sirian, Damask, kanë thënë dy burime rajonale të sigurisë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Qendra ka kohë që dyshohet se është përdorur nga Irani për të zhvilluar raketa me rreze të gjatë veprimi.
Izraeli gjithashtu shënjestroi selinë doganore dhe inteligjencën ushtarake në një kompleks sigurie në kryeqytet, thanë burimet.
Raportet më herët sugjeruan se Izraeli kishte shënjestruar edhe ish bazën ajrore siriane Khalkhala në Sirinë jugore.
Në anën tjetër, lideri i rebelëve para pak çastesh i është drejtuar turmës dhe synimet e tij pas rrëzimit të Bashar al-Assad. /Telegrafi