Ja kur nis sezoni i ri i BBVK, ndryshime priten edhe te opinionistët

Moderatori Alaudin Hamiti ka zbuluar disa detaje për sezonin e ri të “Big Brother VIP Kosova”, përmes një pyetësori me ndjekësit në Instagram. I pyetur nëse këtë vit spektakli do të nisë më herët se zakonisht, Hamiti e hodhi poshtë diçka të tillë, por la të kuptohet se edhe ky sezon do të fillojë brenda […] The post Ja kur nis sezoni i ri i BBVK, ndryshime priten edhe te opinionistët appeared first on InfoShqip.com.

shtator 18, 2025 - 15:00
 0
Ja kur nis sezoni i ri i BBVK, ndryshime priten edhe te opinionistët

Moderatori Alaudin Hamiti ka zbuluar disa detaje për sezonin e ri të “Big Brother VIP Kosova”, përmes një pyetësori me ndjekësit në Instagram.

I pyetur nëse këtë vit spektakli do të nisë më herët se zakonisht, Hamiti e hodhi poshtë diçka të tillë, por la të kuptohet se edhe ky sezon do të fillojë brenda muajit tetor.

Sa i përket opinionistëve, ai publikoi një sondazh, ku 62% e ndjekësve votuan për fytyra të reja, duke mos preferuar rikthimin e Oltës dhe Milaimit.

Në lidhje me konkurrentët, Hamiti tha se lista është pothuajse e plotësuar dhe i përshkroi ata si “super karaktere”, duke ngritur pritshmëritë për një sezon dinamik dhe plot ngjarje.

The post Ja kur nis sezoni i ri i BBVK, ndryshime priten edhe te opinionistët appeared first on InfoShqip.com.