Ja kush janë fituesit e Maratonës së Prishtinës

Maratona e Prishtinës, që sivjet mbajti edicionin e saj të 25-të, ishte e ndarë në 10 kategori me rreth 1800 garues në total. Në garë, përveç qytetarëve të Kosovës, morën pjesë edhe garues nga Evropa dhe bota, shkruan KP. Fituesit e maratonës së plotë 42 kilometra ishin nga Kenia. Shedrack Kiptoo Kimaiyo, Benard Kiprotich Too

shtator 28, 2025 - 15:00
 0
Ja kush janë fituesit e Maratonës së Prishtinës
Ja kush janë fituesit e Maratonës së Prishtinës

Ja kush janë fituesit e Maratonës së Prishtinës

Maratona e Prishtinës, që sivjet mbajti edicionin e saj të 25-të, ishte e ndarë në 10 kategori me rreth 1800 garues në total.

Në garë, përveç qytetarëve të Kosovës, morën pjesë edhe garues nga Evropa dhe bota, shkruan KP.

Fituesit e maratonës së plotë 42 kilometra ishin nga Kenia.

Shedrack Kiptoo Kimaiyo, Benard Kiprotich Too dhe Kennedy Kipkemoi Rono ishin tre vendet e para në kategorinë maratonë-meshkuj.

Edhe në kategorinë maratonë-femra, Chelangat Sang, Rose Jepchumba dhe Lina Kaion ishin në tre vendet e para po ashtu nga Kenia.