Janevska: Tërheqja e projektligjit për arsimin e mesëm tregon se pranojmë propozime konstruktive
Tërheqja e projektligjit për arsimin e mesëm tregon “vendosmërinë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të marrë ligje që do të pranohen gjerësisht, si reflektim i nevojave të nxënësve, mësuesve dhe gjithë shoqërisë, thotë ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, përcjell Telegrafi Maqedoni. Janevska theksoi se në seancën e komisioneve deri më tani […]
Tërheqja e projektligjit për arsimin e mesëm tregon “vendosmërinë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të marrë ligje që do të pranohen gjerësisht, si reflektim i nevojave të nxënësve, mësuesve dhe gjithë shoqërisë, thotë ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Janevska theksoi se në seancën e komisioneve deri më tani janë pranuar katër amendamente të LSDM-së opozitare dhe dy të Koalicionit VLEN, të cilat, siç tha ajo, do të përmirësojnë tekstet e ligjeve dhe janë në interes të nxënësve”.
“Pakoja e ligjeve për arsimin është miratuar në mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, sepse synimi ynë është përmirësimi i rregullores si bazë për ndryshime thelbësore në sistemin arsimor dhe arsim cilësor”, tha Janevska.
Sipas Janevskës, qytetarët duhet të kenë besim se Qeveria dhe Ministria, si propozues të ligjeve, janë të gatshme të dëgjojnë dhe të pranojnë propozime konstruktive nga të gjitha palët e interesuara, përfshirë partitë opozitare, organizatat e shoqërisë civile dhe opinionin.