Jo ligj kundër personave të listës së zezë, Mickoski: Kemi proceduara të mjaftueshme cilësore
Pushteti nuk planifikon të miratohet ligj për masa restriktive kundër personave që do të vendosen në listën e zezë amerikane. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk do të miratohen ligje The post Jo ligj kundër personave të listës së zezë, Mickoski: Kemi proceduara të mjaftueshme cilësore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Pushteti nuk planifikon të miratohet ligj për masa restriktive kundër personave që do të vendosen në listën e zezë amerikane. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk do të miratohen ligje kundër Kushtetutës dhe se ka procedura të mjaftueshme cilësore në suazë të sistemit ekzistues.
“Jurisprudenca jonë ka paraparë atë që duhet të parashihet për këta persona”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Por nga ana tjetër zv/kryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai në Daily Click në TV21 theksoi se një ligj të tillë kemi që nga 2007, por me partnerët e koalicionit tani po debatohet për masa të reja që duhet t’i propozojnë deputetët.
Nga LSDM pyesin se pse shumica është kundër Ligjit që ata e kanë dorëzuar.
“Opinioni e di se ligjin e dorëzoi pikërisht qeveria e LSDM-së dhe i njëjti nuk u miratua, jo për shkak të qeverisë teknike, por të rikujtojmë, për shkak të DPMNE-së prej ku e bllokuan zgjidhjen ligjore në komisionet në Kuvend kur e kishin rolin e opozitës”, u shpreh Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Nga BDI, funksionarët e së cilës Artan Grubi dhe Ramiz Merko u gjetën në listën e zezë, me thirrje që të miratohet ligji. Pjesë e masave restriktive parashohin që automatikisht Prokuroria të hapë lëndë për personat nga lista që ata në të ardhmen të mos emërohen në funksione publike dhe kompanitë e tyre të mos marrin pjesë në tenderë.
The post Jo ligj kundër personave të listës së zezë, Mickoski: Kemi proceduara të mjaftueshme cilësore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .