Punonjësit e Fakultetit Mekanik në Shkup hoqën parullën ku Angjushevi pyetej: Si të përfundojmë në listën e zezë amerikane?
Mbrëmë, gjysmë ore pasi Forumi për Ndryshime në Arsim (FECH) zhvilloi aksionin në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike me ekspozimin e një parullë ku shkruhej “Si të përfundosh në listën e zezë amerikane? Pyet profesorin”, punonjësit e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike hoqën parullën, njoftoi në Facebook Blendi Hodai, transmeton Portalb.mk. “Mirënjohje për ju për shpejtësinë dhe […]


Mbrëmë, gjysmë ore pasi Forumi për Ndryshime në Arsim (FECH) zhvilloi aksionin në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike me ekspozimin e një parullë ku shkruhej “Si të përfundosh në listën e zezë amerikane? Pyet profesorin”, punonjësit e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike hoqën parullën, njoftoi në Facebook Blendi Hodai, transmeton Portalb.mk.
“Mirënjohje për ju për shpejtësinë dhe efikasitetin tuaj në mbrojtjen e individëve kriminelë që e shkatërrojnë reputacionin e fakultetit dhe reputacionin e të gjithë punonjësve të fakultetit.
Rroftë Koço dhe Fakulteti i Inxhinierisë!”, shtoi Hodai ndër të tjera në Facebook.
Forumi për Ndryshime në Arsim, dje me fillimin e semestrit të ri veror, Dekanatit të Fakultetit Mekanik i çuan mesazh se nuk janë tërhequr nga kërkesa për largim nga puna të Koço Angjushevit.
“Profesori i listës së zezë amerikane, Koço Angjushev, kishte përgatitë një ligjëratë të veçantë: Si të përfundojmë në listën e zezë amerikane? Për të vënë në pah faktin që një prej personave më të korruptuar dhe pa integritet si Koço Angjushev vazhdon të ligjërojë në Fakultetin Mekanik, FNA-ja ishte sot në kampusin e këtij fakulteti për të realizuar një aksion simbolik. Studentëve në ditën e parë të semestrit veror ua rikujtuam që korrupsioni nuk është diçka që duhet normalizuar dhe toleruar, aq më pak kur vjen nga dikush që supozohet të jetë udhërrëfyes për ata, edhe atë; profesori univesitar. Ne vlerësojmë se integriteti dhe pastërtia e një profesori janë thelbësore ndërsa Angjusev ka shkelë çdo parim të ndershmërisë”, thuhet në njoftimin e FECH.
Ndryshe, Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) në dhjetor të vitit 2024 ka kërkuar nga institucionet e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut që të mos pranojnë në objektet e tyre dy personat tashmë të përfshirë në listën e zezë amerikane, Artan Grubin dhe Koço Angjushevin.
Në vitin 2024 në listën e zezë amerikane u shtuan: ish prokurorja Katica Janeva dhe kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski. Vitin 2023, SHBA zgjeroi “listën e zezë”, duke futur në të: kryetarin e Komunës së Strugës, Ramis Merko , ish- zëvendëskryeministri Koço Angjushev, biznesmeni Orce Kamçev dhe familja e tij, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të profilit të lartë si dhe kompania “Cytrox“. Në “listën e zezë” amerikane janë edhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish deputeti Xhevat Ademi, ish ministri i punëve të brendshme, Lube Boshkovski dhe të tjerë.