Java e filmit italian në Maqedoninë e Veriut do të jetë prej 13 deri 18 maj

Në muajin maj në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut do shfaqen filma nga kultura italiane në kuadër të Javës së filmit Italian, transmeton Portalb.mk. “Në kuadër të programit për këtë muaj, nga 13 deri 18 maj në Kinotekë do të organizohet Java e filmit Italian”, sqaroi Ministria e Kulturës. Ministria për Kulturë ka njoftuar që […]

maj 3, 2024 - 00:00
 0  4
Java e filmit italian në Maqedoninë e Veriut do të jetë prej 13 deri 18 maj
Kinema në Qendrën e Filmit "Vardar Film" në Shkup. Foto nga Portalb.mk

Në muajin maj në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut do shfaqen filma nga kultura italiane në kuadër të Javës së filmit Italian, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të programit për këtë muaj, nga 13 deri 18 maj në Kinotekë do të organizohet Java e filmit Italian”, sqaroi Ministria e Kulturës.

Ministria për Kulturë ka njoftuar që në këtë muaj do të shfaqen edhe filma të Stole Popovit, fituesit të çmimit “Objektivi i artë”.

Në programin mujor është përfshirë edhe filmi i ri dokumentar i Igor Ivanovit, “Koha e betonit”, “Shkupi 63” nga Velko Bulajiq dhe filma të tjerë nga autorë të ndryshëm.

Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut do të promovohet edhe filmi i ri francez nga Fransoa Ozon.