“Jemi popull i varfër në tru”, për çfarë e ka fjalën Arta Bajrami?

Këngëtarja Arta Bajrami duket të jetë mllefosur fort me gjendjen aktuale që sipas saj po mbretëron në hapësirat e liqenit të Badovcit. Arta u ka bërë thirrje mediave t’i kushtojnë vëmendje këtij fenomeni të dëmshëm për natyrën në vend. “Pas këtyre mbeturinave të tmerrshme, fshihet një mrekulli natyrore: liqeni i bukur i Badovcit”, shkroi ajo. […]

shkurt 23, 2025 - 16:00
 0  5
“Jemi popull i varfër në tru”, për çfarë e ka fjalën Arta Bajrami?

Këngëtarja Arta Bajrami duket të jetë mllefosur fort me gjendjen aktuale që sipas saj po mbretëron në hapësirat e liqenit të Badovcit.

Arta u ka bërë thirrje mediave t’i kushtojnë vëmendje këtij fenomeni të dëmshëm për natyrën në vend.

“Pas këtyre mbeturinave të tmerrshme, fshihet një mrekulli natyrore: liqeni i bukur i Badovcit”, shkroi ajo.

“Mbajtja e pastërsisë mjedisore s’ka të bëj me varfërinë ekonomike në të cilën ndodhemi si shtet, por ka të bëj me varfërinë kulturore. Ne jemi të varfër në tru”, shtoi artistja.

Këngëtarja i bashkëngjiti këtë shkrim një videoje direkt nga vendi i ngjarjes, të cilën e postoi në ‘story’ në llogarinë e saj të Instagramit.