Jennifer Lopez shihet për herë të parë në publik që kur shtroi kërkesën për t’u divorcuar nga Ben Affleck
Jennifer Lopez është parë për herë të parë në publik që kur shtroi kërkesën për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj Ben Affleck, dy javë më parë. Teksa doli për të marrë pjesë në një event në Beverly Hills të shtunën, superylli 55 vjeç, u pa e veshur me një bluzë të bardhë dhe me […]
Jennifer Lopez është parë për herë të parë në publik që kur shtroi kërkesën për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj Ben Affleck, dy javë më parë.
Teksa doli për të marrë pjesë në një event në Beverly Hills të shtunën, superylli 55 vjeç, u pa e veshur me një bluzë të bardhë dhe me xhinse të gjera, shkruan DailyMail.
Ajo kombinoi veshjen e saj me një palë taka të larta.
Për një prekje shtesë magjepsjeje, aktorja i shtoi kombinimit edhe një çantë Birkin.
Artistja u pa përherë të parë në publik që kur shtroi kërkesën për t’u divorcuar nga Affleck.
Kërkesën e bëri më 20 gusht, e që rezulton që ishte përvjetori i ceremonisë së dytë martesore që ata patën në Georgia në vitin 2022.
Ndarja e tyre është komentuar shumë javëve të fundit. /Telegrafi/