Jeta e vështirë e 19-vjeçares nga Shkupi: Nëse nuk operohet, gjendja do t’i përkeqësohet

Kështu duket përditshmëria e Xhenetës 19-vjeçe. Edhe për të lëvizur i duhet ndihma e dikujt, pasi që nga lindja vuan epilepsia dhe skolioza, që është shtrembërim i kurrizit. Barrën më të madhe për kujdesin ndaj saj e ka e ëma, Aida. E ushqen, vesh, e lan dhe i ndihmon të lëvizë. Aq e madhe është […]

Jan 25, 2025 - 23:00
 0  3
Jeta e vështirë e 19-vjeçares nga Shkupi: Nëse nuk operohet, gjendja do t’i përkeqësohet

Kështu duket përditshmëria e Xhenetës 19-vjeçe. Edhe për të lëvizur i duhet ndihma e dikujt, pasi që nga lindja vuan epilepsia dhe skolioza, që është shtrembërim i kurrizit.

Barrën më të madhe për kujdesin ndaj saj e ka e ëma, Aida. E ushqen, vesh, e lan dhe i ndihmon të lëvizë.

Aq e madhe është brenga e saj, saqë nuk e përshkruan dot as me fjalë.

“Zor është, zor, kush të dojë le të thotë…”, u shpreh Aida Ramush, nëna e Xhenetës.

Nëna e 5 fëmijëve nga Shuto Orizare e Shkupit, rrëfen se mjekët në Maqedoni nuk u kanë dhënë fare shpresë se operacioni mund të kryhet me sukses.

“-Çfarë ju kanë thënë në Maqedoni?

-Ose në koma do të mbetet ose nuk del nga salla.

-Këtë ua ka thënë anesteziologu?

-Po!:, shtoi Ramush.

Kjo nënë që ka 19 vjet që po lufton, ëndërron që Xhenetën ta shohë të qëndrojë së paku në këmbë, pa ndihmën e askujt.

Përmirësimi i gjendjes është i mundur në Turqi, por kushton shumë për kushtet e familjes – 27 mijë euro.

Operacioni duhet bërë urgjentisht për shkak se sipas mjekëve, siç thotë edhe nëna e Xhenetës, ekziston rreziku që t’i dëmtohen organet për shkak të sëmundjes.

Me sy të përlotur ka një kërkesë deri te të gjithë njerëzit human.

Prej njerëzve kërkoj ndihmë, të më ndihmojnë për Xhenetën. Ajo ka nevojë për operim në Turqi.

-Sa kushton operacioni?

-Shuma është 27 mijë euro. Nëse nuk operohet Xheneta, gjendja do i përkeqësohet për shkak të kurrizitЌ, tha më tej Ramush.

E lamë familjen Ramush me shpresën tek njerëzit bamirës, që me ndihmën e tyre t’ia bëjnë më të lehtë jetën Xhenetës dhe t’ia kthejnë buzëqeshjen nënës së saj…

STOPANSKA BANKA

200002612500119

SELAJDIN RAMUSH

SWIFT: STOBMK2X

IBAN MK07200004236094946

TEL PËR KONTAKT: 078 391 772