“Joe, je i pushuar”! Trumpi ia heq Bidenit të drejtën për qasje në informacione të klasifikuara
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do t’ia revokojë lejen për informacione mbi sigurinë dhe qasjen në informimet e përditshme të inteligjencës ish-presidentit Joe Biden, pasi ky i fundit kishte bërë të njëjtën gjë katër vjet më parë. “Nuk ka nevojë që Joe Bideni të vazhdojë të ketë qasje në informacion të klasifikuar”, ka […] The post “Joe, je i pushuar”! Trumpi ia heq Bidenit të drejtën për qasje në informacione të klasifikuara appeared first on InfoShqip.com.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do t’ia revokojë lejen për informacione mbi sigurinë dhe qasjen në informimet e përditshme të inteligjencës ish-presidentit Joe Biden, pasi ky i fundit kishte bërë të njëjtën gjë katër vjet më parë.
“Nuk ka nevojë që Joe Bideni të vazhdojë të ketë qasje në informacion të klasifikuar”, ka shkruar Trumpi në platformën “Truth”.
“JOE, JE I PUSHUAR”, ka shkruar më tej ai.
Trumpi tashmë ua ka hequr të drejtën për qasje disa ish-zyrtarëve të inteligjencës, të cilët i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020, raportoi BBC.
Trumpi ka thënë se Bideni “e vuri këtë precedent më 2021, kur ai udhëzoi Komunitetin e Inteligjencës të ndalojë presidentin e 45-të të SHBA-së nga qasja në detajet për sigurinë kombëtare”.
Ai ka shtuar se Bidenit “nuk mund t’i besohet me informacione të ndjeshme”.
Në vitin 2021, Bideni e ndaloi Trumpin të merrte informacione të klasifikuara, hera e parë që një ish-presidentit iu mohua një gjë e tillë, që tradicionalisht iu jepet. Ai e justifikoi këtë duke thënë se Trumpit nuk mund t’i besohej pas trazirave në Capitol.
The post “Joe, je i pushuar”! Trumpi ia heq Bidenit të drejtën për qasje në informacione të klasifikuara appeared first on InfoShqip.com.