Jonida Vokshi qenka ‘magjepsur’ nga ky serial i ri!
Seriali i ri ‘Adolescence’, i publikuar në platformën Netflix po vazhdon të bëjë bujë rreth e rreth globit. ‘Adolescence’ tregon historinë e një familjeje që i kthehet përmbys kur Jamie Miller, 13 vjeç (Owen Cooper), arrestohet për vrasjen e një vajze adoleshente që shkonte në të njëjtën shkollë me të. E serialin hit të Netflix […]

Seriali i ri ‘Adolescence’, i publikuar në platformën Netflix po vazhdon të bëjë bujë rreth e rreth globit.
‘Adolescence’ tregon historinë e një familjeje që i kthehet përmbys kur Jamie Miller, 13 vjeç (Owen Cooper), arrestohet për vrasjen e një vajze adoleshente që shkonte në të njëjtën shkollë me të.
E serialin hit të Netflix e ka komentuar edhe prezantuesja e tre edicioneve të BBVK, njëherësh aktorja Jonida Vokshi.
Vokshi e ka vlerësuar lart realizimin e këtij seriali, derisa duket të jetë impresionuar edhe nga kasti profesionist.
Mëposhtë gjeni reagimin e saj të plotë:
Si pjesë, sado e vogël, e industrisë së filmit, dua apo jo, dimensioni që vlerësoj, sipas shijes sime, një prodhim është më specifik. Kamera në këtë film është revolucion. Xhirimi “one shot” është fucking amazing dhe i pabesueshëm, aq sa mund të debatosh e vesh bast se ka patur ndërprerje (ndërkohë që nuk është kështu). Loja e babait, djalit (Jamie) dhe psikologes është një nivel që nuk e pret. Skenari, trajtimi, janë një shpërthim i së vërtetës për sa i përket prindërimit në kohën që jetojmë, ndikimit të rrjeteve sociale, me situata që jo gjithmonë dimë si të reagojmë apo çfarë është më e mira… dhe jo vetëm kaq!
Një prodhim që mbetet shenjë dhe me bindje e them, ndikon tek çdo prind. Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën, por… gjithmonë do të jetë dilema… mund të bënim më mirë!