Ka filluar mbledhja e kryesisë së ASH-së së Taravarit për të vendosur largimin nga Qeveria

Ka filluar mbledhja e kryesisë së ASH-së së Taravarit për të vendosur largimin nga Qeveria. Kujtojmë se kjo mbledhje vjen si pasojë e largimit të Taravarit nga koalicioni VLEN, si dhe zërave për bashkëpunim të mundshëm me BDI-në në zgjedhjet lokale. Arben Taravari dje tha  se nuk mund të pranojë të luajë rolin e kukullës në […]

maj 12, 2025 - 22:00
 0  5
Ka filluar mbledhja e kryesisë së ASH-së së Taravarit për të vendosur largimin nga Qeveria

Ka filluar mbledhja e kryesisë së ASH-së së Taravarit për të vendosur largimin nga Qeveria. Kujtojmë se kjo mbledhje vjen si pasojë e largimit të Taravarit nga koalicioni VLEN, si dhe zërave për bashkëpunim të mundshëm me BDI-në në zgjedhjet lokale. Arben Taravari dje tha  se nuk mund të pranojë të luajë rolin e kukullës në qeveri duke theksuar se shqiptarët nuk e kanë fituar ndryshimin e premtuar, ndërsa në administratën shtetërore ka një margjinalizim të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, sipas burimeve të Alsat, jo e gjithë kryesia e partisë është në një vijë me Taravarin për të braktisur qeverinë. Alsat mëson se në radhët e anëtarësisë së lartë të partisë; deputetë, ministra e drejtorë mund t’ia kthejnë shpinën Taravarit dhe të vazhdojnë rrugëtimin bashkë me VLEN-in në Qeveri.

Disa orë më parë kryetarja e Forumit të Gruas së ASh-së, Teuta Ramadani Xhaferi, dha dorëheqje nga kjo pozitë si dhe njoftoi për largimin e saj nga kjo parti, për shkak të siç thotë, devijimit që nuk ka asnjë lidhje me partinë që e kanë ndërtuar së bashku./Alsat.mk