“Ka kaluar koha e Balancuesit”, Mickoski: Të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një paraqitje për media foli edhe për shfuqizimin e Balancuesit. Mickoski tha se ka kaluar koha e Balancuesit, por shtoi se Badinteri është kategori kushtetuese. “Ne kemi biseduar në suaza të koalicionit, koalicioni ka një mekanizëm demokratik, Badinteri është kategori kushtetuese, ne kemi folur shumë herë në të kaluarën […]

tetor 12, 2024 - 21:00
 0  6
“Ka kaluar koha e Balancuesit”, Mickoski:  Të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një paraqitje për media foli edhe për shfuqizimin e Balancuesit. Mickoski tha se ka kaluar koha e Balancuesit, por shtoi se Badinteri është kategori kushtetuese.

“Ne kemi biseduar në suaza të koalicionit, koalicioni ka një mekanizëm demokratik, Badinteri është kategori kushtetuese, ne kemi folur shumë herë në të kaluarën se jo vetëm që ka kaluar koha e Balancuesit, por edhe po keqpërdoret dhe duhet fshirë, si dhe të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë”, tha Mickoski.