Kacarska: Jam sulmuar edhe fizikisht

Kryetarja në largim e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, njofton se personat që e kanë kërcënuar në periudhën e kaluar ende nuk janë gjetur. E pyetur nëse pret ende kërcënime, pas përfundimit të mandatit, gjyqtarja tha se nuk e di nëse kërcënimet do të vazhdojnë. “Këto janë kërcënime që unë i kam denoncuar, por kam disa […]

maj 29, 2024 - 16:01
 0  5
Kacarska: Jam sulmuar edhe fizikisht

Kryetarja në largim e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, njofton se personat që e kanë kërcënuar në periudhën e kaluar ende nuk janë gjetur. E pyetur nëse pret ende kërcënime, pas përfundimit të mandatit, gjyqtarja tha se nuk e di nëse kërcënimet do të vazhdojnë.

“Këto janë kërcënime që unë i kam denoncuar, por kam disa vite që kam pësuar kërcënime. Nuk kalon asnjë javë pa marrë një kërcënim. Jam sulmuar edhe fizikisht, por asnjëherë nuk e kam denoncuar sepse kam menduar se është rast fizik. Nuk doja të rëndoja as publikun, as organet ligj-zbatuese, por duke qenë se ato janë bërë më të shpeshta, prandaj vendosa të raportoj. Nuk e di nëse kërcënimet do të vazhdojnë”, tha Kacarska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për media.

Pothuajse dy javë më parë, gjykatësja ka raportuar në polici se ka gjetur një shtrat të improvizuar dhe një thikë para garazhit të saj nëntokësor në qendër të Shkupit.

Policia ka konfirmuar se është njoftuar prokurori publik, lëndët janë dërguar për ekspertizë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Kacarska u zgjodh gjyqtare kushtetuese në vitin 2020, ndërsa nga viti 2021 është kryetare e Gjykatës Kushtetuese.