Kadrijaj: Kurti nuk e dërgon në Kushtetuese Draft-Asociacionin, por do të merr veprime elektorale
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se përkundër deklaratës së Kasanot që Kosova ta dërgoj në Gjykatën Kushtuese, Draft-Asociacionin, kryeministri Albin Kurti nuk do e bëjë këtë, pasi që sipas saj Kurti po merr veprime tjera qëkanë efekt electoral. ‘’ Kurti nuk do të merr ndonjë hap tjetër për dialogun dhe se kemi parë se
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se përkundër deklaratës së Kasanot që Kosova ta dërgoj në Gjykatën Kushtuese, Draft-Asociacionin, kryeministri Albin Kurti nuk do e bëjë këtë, pasi që sipas saj Kurti po merr veprime tjera qëkanë efekt electoral.
‘’Kurti nuk do të merr ndonjë hap tjetër për dialogun dhe se kemi parë se kohës së fundit ai po merr veprime tjera që kanë efekt eletoral, prandaj nuk besoj se do e dërgoj në Kushtetuese Draft-Asociacionin. Ai e ka pranuar marrëveshjen’’ thotë ajo.
Kadrijaj, thotë se Kosova dhe Serbia duhet të i ndajnë rrugët dhe se Kosova e ka rrugën e saj evropiane.
‘’Rruga e Kosovës me Serbinë duhet të ndahet dhe se Kosova ka synim rrugën evropiane’’ shprehet ajo.
Deputetja e AAK-së, potencon se Kurti nuk e bëri një draft për Asociacionin por e pranoj një draft tjetër që ka elemente ekzkekutive.
‘’Sa i përket Draft-Asociacionit unë mendoj se zotëri Kurti ka bërë gabim kur edhe Presidentja ka kërkuar, kur edhe aleatët kanë kërkuar që Kosova ta ketë një draft dhe ai e ka pranuar një draft tjetër që mendoj se ka kompetenca ekzekutive, por ndodhsta GJK do të jetë ajo që jep zgjidhje plotë gjërave që janënë përputhje me Kushtetuën e Kosovës’’ potencoj ajo për FrontaOnline.