BE-ja miraton agjendat e reformave të Kosovës dhe katër shteteve tjera
Komiteti i Instrumenteve të Para-anëtarsimit, i njohur si IPA, ka dhënë pëlqimin përfundimtar për agjendat e reformave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si kusht i domosdoshëm që ato të përfitojnë nga Plani i Rritjes. Pëlqimi është dhënë për pesë, nga gjashtë vendet e rajonit, meqë nuk është trajtuar dokumenti i Bosnjës dhe Hercegovinës i cili
Komiteti i Instrumenteve të Para-anëtarsimit, i njohur si IPA, ka dhënë pëlqimin përfundimtar për agjendat e reformave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si kusht i domosdoshëm që ato të përfitojnë nga Plani i Rritjes.
Pëlqimi është dhënë për pesë, nga gjashtë vendet e rajonit, meqë nuk është trajtuar dokumenti i Bosnjës dhe Hercegovinës i cili konsiderohet jo i plotë.
Pëlqimi nga Komiteti IPA është hap i parë procedural drejt nisjes së zbatimit të Planit të Rritjes.
Pas këtij momenti pritet që agjendat e reformave t’i miratojë Komisioni Evropian, në mënyrë që të hapen rrugët për nënshkrimin e marrëveshjeve me secilin shtet të rajonit.
Plan i rritjes është pakoja më ambicioze financiare e BE-së për rajonin. Ka shumën prej 6 miliardë euro, nga të cilat 2 miliardë do jenë në formë të granteve, ndërsa 4 miliardë në formë të kredive me kushte tejet të volitshme.
Kosova nga kjo pako do përfitojë rreth 880 milionë euro./RTK