Kasami: BDI përmes skemave të saj natën i vret shqiptarët, ditën i vajton

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka akuzuar BDI-në se ka lejuar që shqiptarët të diskriminohen në vazhdimësi duke mos i rregulluar si duhet mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të tyre. “BDI përmes skemave të saj natën i vret shqiptarët, ditën i vajton. Edhe kështu po ndodh në vazhdimësi duke i diskriminuar shqiptarët përmes […]

tetor 10, 2024 - 00:00
 0  4
Kasami: BDI përmes skemave të saj natën i vret shqiptarët, ditën i vajton

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka akuzuar BDI-në se ka lejuar që shqiptarët të diskriminohen në vazhdimësi duke mos i rregulluar si duhet mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“BDI përmes skemave të saj natën i vret shqiptarët, ditën i vajton. Edhe kështu po ndodh në vazhdimësi duke i diskriminuar shqiptarët përmes mekanizmave që nuk i ka rregulluar ashtu siç duhet, si me rastin e balancuesit. Por fatmirësisht VLEN është këtu për tu kujdesur për shqiptarët duke sjell ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat!

Thjeshtë dhe qartë, VLEN po mbulon turpin e BDI-së, e cila çështjet e shqiptarëve “i rregulloi” si fasadë!”, ka shkruar Kasami.