Azizi: BDI-LSDM-LEVICA, vazhdojnë spektaklin për destabilizimin e vendit përmes Gjykatës Kushtetuese

“BDI-LSDM-LEVICA dhe vasalët e tyre vazhdojnë spektaklin për destabilizimin e vendit. Një tentim e bënë edhe përmes Gjykatësve të tyre në Gjykatën Kushtetuese! Është fakt se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë prapavijë politike të urdhëruar nga ish-pushteti i cili në opinion shfaqej gjina PRO-EUROPIAN e në prapaskenë PRO-RUS!”, ka shkruar deputeti i koalicionit VLEN, Adnan […]

tetor 10, 2024 - 00:00
 0  4
Azizi: BDI-LSDM-LEVICA, vazhdojnë spektaklin për destabilizimin e vendit përmes Gjykatës Kushtetuese

“BDI-LSDM-LEVICA dhe vasalët e tyre vazhdojnë spektaklin për destabilizimin e vendit. Një tentim e bënë edhe përmes Gjykatësve të tyre në Gjykatën Kushtetuese! Është fakt se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë prapavijë politike të urdhëruar nga ish-pushteti i cili në opinion shfaqej gjina PRO-EUROPIAN e në prapaskenë PRO-RUS!”, ka shkruar deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar “Balansuesin”

“Ata mund të heqin “Balancuesin” përmes të cilit BDI punësoi maqedonasit e serbët në vend të shqiptarëve, por nuk do të mund të heqin dhe defaktorizojnë shqiptarët, pasi ne jemi aty dhe përfaqësimi i shqiptarëve do të bëhen në formën sa më dinjitoze dhe reale!
Këtë VLEN do e bëjë me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili nuk do të mundësojë që nëpër konkurset për punësim, në emër të shqiptatëve të punësohen qytetatë të nacionaliteteve të tjera.

P.s. Këto janë pasojat e BDI dhe të disa ish-ministrave të tyre, të cilët kur qeverisnin me Gruevskin, për përfitime personale bënin pazar në kurriz të ahqiptarëve. Besoj e mbani mend atë bisedën e famshme të dy ish ministrave të BDI-së, tashmë deputet kur flisnin dhe thonin “Një prokuror / gjykatës më shum nuk na çon në xhenet”.
E këto janë pasojat e funksionarëve të BDI-së!”, mbyll reagimin e tij Azizi.