Kasami për Stoilkoviqin: Duhet të ketë përgjegjësi të pozitës që bartë

I pari i Lëvizjes Besa, njëherazi kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami është deklaruar në lidhje me aktet e fundit, por edhe retorikën kundër Kosovës nga zëvendëskryeministri dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, transmeton Portalb.mk. “Nuk është hera e parë që persona të caktuar uzurpojnë institucione të caktuara për të shprehur qëndrimet […]

Jan 29, 2025 - 21:00
 0  5
Kasami për Stoilkoviqin: Duhet të ketë përgjegjësi të pozitës që bartë
Bilall Kasami. Foto: Portalb.mk

I pari i Lëvizjes Besa, njëherazi kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami është deklaruar në lidhje me aktet e fundit, por edhe retorikën kundër Kosovës nga zëvendëskryeministri dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, transmeton Portalb.mk.

“Nuk është hera e parë që persona të caktuar uzurpojnë institucione të caktuara për të shprehur qëndrimet e tyre personale. Kur flasim për bartës të një pozite publike dhe një institucioni publik, ne duhet të kemi ndjeshmërinë e institucionit që përfaqësojmë. Uroj që këto të jenë komente të fundit të ministrit në fjalë sepse ai duhet të ketë përgjegjësi të pozitës që bartë. Por, duhet të ketë edhe ndjeshmërinë e konceptit multietnik. Ai nuk është ministër vetëm i popullit serb, por është ministër i të gjitha komuniteteve në Maqedoni…Ne do duhet të ulemi në kuadër të Qeverisë dhe të flasim”, tha Kasami.

Zëvendëskryeministri i RMV-së, me prejardhje serbe, Stoilkoviq, ka kohë që është zbuluar se në një kumtesë zyrtare të ministrisë së tij të cilën e udhëheq përdoret termi “Kosova dhe Metohija”, term të cilin e përdor Serbia në raport me Kosovën dhe që nuk përkon me qëndrimin zyrtar që RMV-ja ka në raport me Kosovën.

Edhe pas zotimeve so do e përmirësojë këtë, ky term qëndroi për disa ditë në ueb-faqen e ministrisë. Ndërsa për momentin linku i komunikatës në ueb-faqen e ministrisë ku përdoret termi “Kosova dhe Metohija” është i paqasshëm.