Kuvendi i RMV-së e ratifikoi Marrëveshjen me BE-në për Instrumentin për Reforma dhe Rritje

Kuvendi sot mbajti seancën e 33-të, në të cilën Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrjen inspektuese kaloi për procedim të mëtutjeshëm, pas procedurës së shkurtuar, si pikë e vetme e rendit të ditës. Deputetët gjithashtu në kuadër të seancës së 27-të, ratifikuan edhe Marrëveshjen e instrumentit ndërmjet Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni, […]

Jan 29, 2025 - 21:00
 0  4
Kuvendi i RMV-së e ratifikoi Marrëveshjen me BE-në për Instrumentin për Reforma dhe Rritje
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Kuvendi sot mbajti seancën e 33-të, në të cilën Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrjen inspektuese kaloi për procedim të mëtutjeshëm, pas procedurës së shkurtuar, si pikë e vetme e rendit të ditës. Deputetët gjithashtu në kuadër të seancës së 27-të, ratifikuan edhe Marrëveshjen e instrumentit ndërmjet Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni, dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për aranzhime të veçanta për realizimin e mbështetjes nga Unioni për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Instrumentin për reforma dhe rritje, transmeton Portalb.mk.

Shuma totale e mbështetjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor në kuadër të instrumentit financiar për reforma dhe rritje arrin në gjashtë miliardë euro. Në përputhje me metodologjinë e paraparë të BE-së, Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i vihen në dispozicion 750,4 milionë euro për periudhën 2024-2027, të ndara në transhe, ku kësti i parë prej 51,5 milionë pritet të merret në fund të këtij viti. Kushtet e përgjithshme për disbursimin e fondeve i referohen zbatimit të reformave themelore, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ndërsa kushtet e veçanta janë formuluar në kuadër të Agjendës së Reformës.

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.

Në prill dhe maj 2024, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin 6 miliardë euro nga Brukseli, dy miliard do të jenë para pa kthim, ndërsa tjerat në formë të kredive.

750 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut, kurse kësti i parë do të jetë shtatë përqind, përkatësisht 52.5 milionë euro.