Katër emrat e mundshëm të VLEN-it për Sarajin. Dy janë të gatshëm për garë, dy pa përgjigje

Partitë po përveshin mëngët për t’iu rrekur punës për kandidaturat për komunat. Burime të TV21 brenda koalicionit VLEN bëjnë të ditur se po shqyrtohen kandidaturat e mundshme nga ky koalicion për kryetar të Sarajit, ndonëse nga VLEN zyrtarisht mohojnë. Kështu, nga ajo që merr vesh TV21, kandidatët e mundshëm të VLEN-it për Sarajin janë: Blerant […] The post Katër emrat e mundshëm të VLEN-it për Sarajin. Dy janë të gatshëm për garë, dy pa përgjigje appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 27, 2025 - 23:00
 0  3
Katër emrat e mundshëm të VLEN-it për Sarajin. Dy janë të gatshëm për garë, dy pa përgjigje

Partitë po përveshin mëngët për t’iu rrekur punës për kandidaturat për komunat. Burime të TV21 brenda koalicionit VLEN bëjnë të ditur se po shqyrtohen kandidaturat e mundshme nga ky koalicion për kryetar të Sarajit, ndonëse nga VLEN zyrtarisht mohojnë.

Kështu, nga ajo që merr vesh TV21, kandidatët e mundshëm të VLEN-it për Sarajin janë:

Blerant Ramadani – ASH-TARAVARI (koordinator në Qeveri për Aplikimin e Teknologjive të Reja)
Muhamed Elmazi – LD (drejtorin aktual të “NOMAGAS”)
Orhan Murtezani – AAA (Ministër për çështje evropiane)
Hasim Murtezani – L.Besa (zëvendëssekretar gjeneral i Qeverisë)
I pyetëm të gjithë këta nëse brenda VLEN-it janë kandidat potencial dhe nëse janë të gatshëm për t’i hyrë garës?

Më i prerë në përgjigje ishte Hasim Murtezani nga “Besa”. Shkurt u përgjigj:

-“PO”, tha Hasim Murtezani nga Lëvizja BESA.

Blerant Ramadani nga ASH-Taravari na tha se është i gatshëm për garë nëse për këtë vendosin strukturat.

“Nëse populli, struktura dhe koalicioni VLEN vendosin të më besojnë këtë përgjegjësi, unë jam i gatshëm ta pranoj me përkushtim dhe seriozitet. Besoj se me vizionin dhe vullnetin tim mund të jap kontribut pozitiv për të mirën e qytetarëve. Në fund, është populli ai që vendos, dhe unë do të jem gjithmonë në shërbim të tij”, tha Blerant Ramadani, ASH-Taravari.

Orhan Murtezani nga Alternativa dhe Muhamed Elmazi nga Lëvizja Demokratike, në vend të përgjigjes, na orientuan tek qëndrimi i djeshëm i VLEN-it.

“Ne lidhje me zgjedhjet lokale dje kemi lëshuar kumtese si VLEN”, tha Orhan Murtezani, Alternativa.

“Keni komunikatë nga VLEN-i edhe ajo është e vërteta!”, tha Muhamed Elmazi, Lëvizja Demokatike.

E në kumtesën e djeshme VLEN tha se akoma nuk kanë ndarë komunat e as kandidatët, andaj apeluan për durim. Shtojnë se Koalicioni VLEN ka koordinim të vazhdueshëm, andaj për çdo çështje opinioni në kohë do të jetë i njoftuar me vendimet e Koalicionit. Përfundojnë duke rikujtuar se “pavarësisht se si do të jetë ndarja e komunave, fitoren e kanë të përbashkët gjithandej, çdo kund, në çdo komunë!”

The post Katër emrat e mundshëm të VLEN-it për Sarajin. Dy janë të gatshëm për garë, dy pa përgjigje appeared first on InfoShqip.com.