RMV, padi ndaj një ish-drejtori dhe tre zyrtarëve tjerë për keqpërdorime në tenderin mbi 1.2 milionë denarë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj katër të punësuarve në Ndërmarrjen Publike “Komunalec” në Strumicë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, transmeton Portalb.mk. “Padi penale ndaj 56 vjeçari Z.G., 60 vjeçarit B.G., 56 vjeçarit R.F. dhe 46 vjeçarit L.M.N., të gjithë nga Strumica, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj katër të punësuarve në Ndërmarrjen Publike “Komunalec” në Strumicë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, transmeton Portalb.mk.
“Padi penale ndaj 56 vjeçari Z.G., 60 vjeçarit B.G., 56 vjeçarit R.F. dhe 46 vjeçarit L.M.N., të gjithë nga Strumica, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe bashkëveprim”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare në vitin 2021 gjatë realizimit të tenderit në vlerë prej 1 241 699 denarë.
Në mesin e të akuzuarve është edhe drejtori i ndërmarrjes Z.G. Në krye të Ndërmarrjes publike për veprimtari komunale “Komunalec” në Strumicë për 12 vjet ka qenë Lupçe Laçev.