Katër punonjës nga kopshti zoologjik janë nën mbikëqyrje mjekësore, një person do të testohet për gripin e shpendëve pasi ka shfaqur simptoma

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, deklaroi për media pas konfirmimit të gripit të shpendëve në një patë në kopshtin zoologjik në Shkup. “Gjatë ditës së djeshme është bërë një reagim i shpejtë dhe në kohë nga institucionet kompetente, konform rregullave dhe protokolleve ligjore. Gjegjësisht, menjëherë pas njoftimit nga ana e Agjencisë së […]

tetor 20, 2024 - 18:00
 0  6
Katër punonjës nga kopshti zoologjik janë nën mbikëqyrje mjekësore, një person do të testohet për gripin e shpendëve pasi ka shfaqur simptoma

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, deklaroi për media pas konfirmimit të gripit të shpendëve në një patë në kopshtin zoologjik në Shkup.

“Gjatë ditës së djeshme është bërë një reagim i shpejtë dhe në kohë nga institucionet kompetente, konform rregullave dhe protokolleve ligjore. Gjegjësisht, menjëherë pas njoftimit nga ana e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për Institutin e Shëndetit Publik se tashmë është konfirmuar rast laboratorik i shpendëve nga kopshti zoologjik në Shkup, për ekzistimin e gripit të shpendëve, menjëherë është organizuar takim urgjent ndërmjet përfaqësues të AUV-së, epidemiologë nga QSHP, si dhe epidemiologë nga ISHP. Në atë takim u mor një listë me 16 persona të punësuar në kopshtin zoologjik dhe u nis menjëherë një studim epidemiologjik. Nga të dhënat që kam marrë nga epidemiologët, nga 16 persona të listës janë kontaktuar 15 persona. Gjatë ditës së sotme do të bëhet përpjekje për të kontaktuar personin e fundit. Për 15 personat e kontaktuar tashmë, epidemiologët do të nxjerrin vendim që 4 prej tyre të kalojnë nën mbikëqyrje shëndetësore gjatë ditës së nesërme. Edhe pjesa tjetër do të monitorohet, por këta 4 do të vihen nën mbikëqyrje zyrtare”, tha Andonovska.

Ajo sqaron se “mbikëqyrja shëndetësore nuk do të thotë karantinë dhe izolim, por në dy javët e ardhshme këta 4 persona do të monitorohen për të parë nëse shfaqin ndonjë simptomë, e cila do të hetohet më tej nëse bëhet fjalë për grip të shpendëve. Ata do të kontaktohen çdo ditë nga epidemiologët e ISHP-së dhe do të monitorohet gjendja e tyre shëndetësore”.

“Një nga këta persona në datën 18 kishte disa simptoma që zgjatën për një ditë, përkatësisht: temperaturë dhe diarre, që nuk do të thotë se ai person ka grip të shpendëve. Ai person do të testohet sepse rekomandimi i epidemiologëve dhe mikrobiologëve është që të bëhet analiza brenda 5 ditëve pas shfaqjes së simptomave të para”, thotë drejtoresha e institutit.