LSDM: Hristovski nuk ka kualifikimet e nevojshme për të udhëhequr me ASK-në, biografia e tij është e dyshimtë
Nga LSDM thonë se emërimi i Bojan Hristovskit në krye të Agjencisë për Siguri Kombëtare përveç se është partiazim i rrezikshëm, hap edhe një sërë dyshimesh nëse ai i plotëson kushtet ligjore për të qenë në pozitë kaq të lartë. “Edhe pse Hristovski në rezymenë e tij ka raportuar pesë vite përvojë kalendarike në menaxhim, […]
Nga LSDM thonë se emërimi i Bojan Hristovskit në krye të Agjencisë për Siguri Kombëtare përveç se është partiazim i rrezikshëm, hap edhe një sërë dyshimesh nëse ai i plotëson kushtet ligjore për të qenë në pozitë kaq të lartë.
“Edhe pse Hristovski në rezymenë e tij ka raportuar pesë vite përvojë kalendarike në menaxhim, nuk ka data të sakta për përvojën e tij menaxheriale në ASK për periudhën 2012-2017.
Kushtet ligjore për këtë pozitë në fushën e arsimit janë përmbushur vetëm vitin e kaluar, me diplomimin në Fakultetin Ekonomik në Universitetin për Turizëm dhe Biznes në Shkup.
Por më parë ai ka qenë trajner i diplomuar i kikboksit, i cili nuk plotësonte kriteret ligjore për këtë pozicion të rëndësishëm.
Për më tepër, në Biografinë e publikuar nga Fakulteti i Sigurisë, Hristovski ka bashkangjitur certifikatën e gjuhës angleze TOEFL nga një shkollë në Plovdiv – Bullgari.
Por në faqet zyrtare të TOEFL thuhet qartë se në Bullgari nuk ka qendër testimi TOEFL.
Edhe ato që nuk funksionojnë janë të listuara në këtë faqe interneti. Në Bullgari ka qendra testimi TOEFL në 6 qytete, por jo në Plovdiv.
A gënjen Hristovski në biografinë e tij?
A ka Hristovski dokument real për njohjen adekuate të gjuhës angleze siç e kërkojnë kushtet e veçanta ligjore?
A ka 5 vite përvojë në pozicione drejtuese dhe a i plotëson kushtet ligjore?
Plani i VMRO-DPMNE-së për instalimin e kuadrove partiake me çdo kusht, partizimin dhe keqpërdorimin e institucioneve nënkupton shkatërrim të plotë të strukturave të sigurisë.
LSDM kërkon tërheqjen e menjëhershme të Trajkovskit dhe hapjen e një procedure të re transparente për zgjedhjen e drejtorit të ri të ASK-së në përputhje me të gjitha rregulloret dhe normat ligjore”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.