KE: Kapacitet i ulët operativ dhe administrativ për të gjitha llojet e transportit
Komisioni Europian në Raportin për progresin e vendit për vitin 2024 vlerëson se kapacitetet operative dhe administrative për të gjitha llojet e transportit janë të ulëta dhe se është bërë pak përpjekje për forcimin e tyre. Për sa i përket legjislacionit të përgjithshëm të transportit, theksohet se dokumentet kryesore strategjike për transportin dhe nënsektorët e […]
Komisioni Europian në Raportin për progresin e vendit për vitin 2024 vlerëson se kapacitetet operative dhe administrative për të gjitha llojet e transportit janë të ulëta dhe se është bërë pak përpjekje për forcimin e tyre. Për sa i përket legjislacionit të përgjithshëm të transportit, theksohet se dokumentet kryesore strategjike për transportin dhe nënsektorët e tij janë zbatuar që nga viti 2023, por nuk është bërë asnjë përparim në zhvillimin e planit aksionar për Strategjinë Kombëtare të Transportit 2018 – 2030. KE vlerëson se kapacitetet e Inspektoratit Shtetëror të Transportit mbeten të dobëta dhe se financimi për mirëmbajtjen e rrugëve nuk mbulon nevojat.